Shpallja e laureatëve në basketboll bëhet më 21 dhjetor
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen në të cilën ka vendosur që Shpallja e Laureatëve të Vitit të bëhet më 21 dhjetor.
Në këtë ceremoni do të shpallen më të mirët e vitit në basketbollin e Kosovës. Pikërisht në këtë event do të bëhet prezantimi i Logos së Superligës së Femrave, si dhe Ligave të Tjera të femrave/vajzave. Ndërkohë janë emëruar trajnerët dhe ndihmëstrajnerët e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës (U16M, U16F, U18M, U20M).
Te Kosova U16 Meshkujt përzgjedhës do të jetë Dion Pllana, ndërsa ndihmëstrajner Dëfrim Hashani. Te Kosova U16 Femrat përzgjedhëse do të jetë Hasan Bytyqi dhe ndihmëstrajnere Melda Baliqi.
Te Kosova U18 Meshkujt përzgjedhës do të jetë Brahim Veseli dhe ndihmëstrajnerët Elbesar Gështenja dhe Hekuran Husaj.