Shpallja non-grata e spiunes ruse, Sveçla: Dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës

07 gusht 2022 | 15:18

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla është deklaruar edhe njëherë rreth kapjes së spiunes ruse, Daria Aslamova, duke tentuar të hyjë në Kosovë dhe shpalljen e saj non-grata.

Sveçla është shprehur se kjo ka ndodhur në të njëjtën ditë kur është sulmuar Policia e Kosovës dhe vetëm 6 ditë pas incidenteve të së dielës në veri të vendit.

Ai ka thënë se Daria Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë – dhe kapja e saj duke tentuar të hyjë në Kosovë është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjatë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosovës”.

Ai gjithashtu ka treguar se Aslamova është shpallur non-grata për pesë vitet e ardhshme në Kosovë.

“Sot në autoritetin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Aslamovën persona non-grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare…