Shpallje Sport Marketing
SH P A LL:
T E N D E R
PËR DHËNIEN ME QERA TË OBJEKTIT “SHTËPIA E GURIT” – BREZOVICË
Në bazë të Statutit të Ndërmarrjes dhe programit të punës për vitin 2020, për menaxhimin e Shtëpisë së Gurit – Brezovicë, NPL ”Sport Marketing” shpall tender publik për dhënien me qera të objektit “Shtëpia e Gurit – Brezovicë.
NPL Sport Marketing – Prishtinë:
- Menaxhon me objektin Shtëpia e Gurit – Brezovicë.
- Që nga sezona dimërore 2003/04, në Shtëpinë e Gurit, Sport Marketing ka organizuar Shkollën e Skijimit me nxënës të Shkollave fillore të Prishtinës.
- Ofron me qira objektin Shtëpia e Gurit në Brezovicë –Komuna Shtërpcë në kohëzgjatje prej një viti, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës, për të gjithë partneret afarist të interesuar për të investuar në hotelieri dhe aktivitete rekreative rinore-sportive.
- Objekti Shtëpia e Gurit gjendet ne lokacionin e qendres rekreative të skijmit në Brezovicë pranë shtigjeve të skijimit me qasje të përshtatshme infrastrukturore në rrugë dhe në teleferikët e qendrës së skijimit në Brezovicë.
- Objekti përbëhet nga këto njësi: bodrumi që shërben si depo e mjeteve të skijimit (skija e pajisje tjera të skijimit), kati përdhesë me kuzhinen funksionale, restaurantin dhe hapësiren për rekreacion, dhe 2 kate ku janë të vendosura gjithsej 14 dhoma të mysafirëve me kapacitet deri në 60 persona, zyren, punëtorinë dhe 2 dhoma të stafit.
- Objekti është i destinuar në rend të parë për fëmijë dhe të rinjë, për organizim të shkolles së skijimit, por i njëjti mund të adaptohet edhe për të gjitha grupmoshat
Ofertat duhet të përfshijnë:
– Shumën e propozuar për shfrytëzimin e lokacionit gjatë sezonës 2020/2021; çmimi fillestar është në shumë prej 36,000 euro (në këtë çmim nuk janë të përfshira TVSH-ja dhe tatimi në qira, të cilat fituesi i tenderit i paguan pas nënshkrimit të kontratës).
– Çertifikaten e biznesit,
– Dëshmi për përvojen e punës në hotelieri dhe organizime sportive rinore,
– Përshkrimin e menaxhimit të objektit, përshirë planifikimin e numrit të punëtorëve,
– Përshkrimin e investimeve të planifikuara.
– Për të marrë pjesë në tender duhet deponuar mjete në vlerë prej 100 € në llogarinë e NPL “Sport Marketing”, në bankën BPB me nr. të xhirollogarisë 1300-2712-001184.61. Pas zgjedhjes së fituesit të tenderit, vlera prej 100 € nuk i kthehet kompanive konkurruese.
- Afati i dërgesës së ofertave është prej datës 06.01.2021 deri më datë 19.01.2021.
Ofertat e mbyllura në pliko duhet të dërgohen në zyrën qendrore të NPL “Sport Marketing” në Prishtinë, më së largu deri më 19.01.2021 deri në ora 12:00h, ato të cilat arrijnë pas kësaj date do të refuzohen.
- Hapja e ofertave do të jetë publike në prezencë të përfaqësuesëve të kompanive ofertuese me datë 19.01.2021 në ora 13:00h në adresën e poshtë shënuar. Tenderin do ta fitoj Kompania e cila ofron çmimin më të lartë se çmimi fillestar dhe investime më të larta.
Objekti Shtëpia e Gurit në Brezovicë mund të vizitohet ditën e mërkurë, me datë: 20.01.2021, nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
NPL “SPORT MARKETING”
Rr. Sylejman Vokshi 5/A
PRISHTINË
Numri i tel. kontaktues: 038704779
E-Mail: [email protected]