Shpallje U

07 janar 2021 | 11:42

KOMPANIA REGJIONALE E MBETURINAVE “UNITETI” Sh.A MITROVICË

Duke u bazuar  në nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr.03L/212), Vendimit me Nr.48, gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendit të punës për periudhën e ardhshme një vjeqare, KRM ”Uniteti” Sh.A vendosi që me datë 07.01.2021 të shpallë;

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës:

Automekanik Njësia në Mitrovicë –  me kohë të caktuar(me kohëzgjatje 1/një vjeqare), me mundësi vazhdimi

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

 Punon në servisimin dhe riparimin e të gjitha llojeve të automjeteve;

  • Teston dhe kontrollon rregullësinë për mbajtje në gjendje të rregullt pune të automjeteve;
  • Teston dhe provon rregullësin e punës së motorit, ndrruesit ,boshtit rrotullues, alternatorit, frejt, përquesit, lyrjen e motorit, pastrimin e filterave.
  • Kryen edhe punë tjera të kësaj natyre sipas urdhëresës së eprorit të drejtëpërdrejtë

 Kualifikimet e kërkuara:

 Të ketë  diplomën  e shkollës së mesme drejtimi automekanik;

  • Të prezantoj leternjoftimin;
  • Çertifikatë nga gjykata se nuk jeni i denuar (më e re se 3-6 muaj);
  • Të ketë më së paku 3 vite përvojë të punës si automekanik;
  • Çertifikatë mjeksore (me rastin e lidhjes së kontratës).

 Kushtet e veçanta:

Punëtori gjashtë (6) muajt  e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e tij do ti vazhdohet apo përtrihet kontrata e punës.

        Aplikacionin së bashku me diplomën, referencat etj.mundë të dorëzohen në Zyrën e Arkivës, në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti”Sh.A.Mitrovicë.

Konkursi  do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore prej 07.01.2021 deri më datën 21.01.2021. Kërkesat e dorëzuara pas afatit dhe të pakompletuara me dokumentacione përkatëse, nuk do të merren për shqyrëtim nga ana e Komisionit Vlerësues.Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhet pas përfundimit të afatit të aplikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se…