Shpalosën mesazhe kundër Kosovës, UEFA nuk e fal Serbinë – pritet denimi i tyre
Tifozët e Serbisë kanë vazhduar me skandale edhe në Kampionatin Evropian, EURO2024.
Dje, gjatë ndeshjes Angli – Serbi, tifozët e kombëtares serbe kanë shpalosur banera provokues ndaj Kosovës dhe gjatë ndeshjes kanë kënduar këngë nacionaliste ndaj Republikës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
E në këto evente madhështore, asgjë nuk i ik UEFA-s dhe kjo u dëshmua para pak çasteve, kur shtëpia e futbollit evropian, njoftoi se Serbia është nën hetim për këto veprime dhe denimi do të vijë së shpejti.
Më poshtë keni njoftimin e UEFA:
“EURO 2024 – Serbia vs Anglia
Procedurat disiplinore janë nisur në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të UEFA-s ndërmjet Serbisë dhe Anglisë (0-1) të luajtur më 16 qershor 2024 në Gelsenkirchen, Gjermani.
Aryseja: Ndeshja e fazës së grupeve të UEFA EURO 2024 ndërmjet Serbisë dhe Anglisë
Akuzat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS):
– Hedhja e sendeve, Art. 16(2)(b) DR
– Transmetimi i një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive, Art. 16(2)(e) DR
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.
Për më tepër, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me sjelljet e supozuara diskriminuese.
Informacioni për këtë çështje do të vihet në dispozicion në kohën e duhur”, shkruhet në njoftimin zyrtar të UEFA-s.