
Shpaloset murali “7 të rënët”
Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) sot do të mbajë konferencën për media me rastin e shpalosjes së muralit “7 të rënët” për ditën ndërkombëtare të përkujtimit të të aksidentuarve në vend të punës.
Kjo konferencë pritet të nisë në orën 13:00.
Rendi i ditës:
13:00 – 13:10 | Fjalë hyrëse nga Shkëlqesia e Tij, z. Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë
13:10 – 13:20 | Egzon Osmani, Menaxher i Programit, Friedrich Ebert Stiftung
13:20 – 13:30 | Milaim Morina, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Politika dhe Avokim
“Ky mural është një përpjekje për të nderuar kujtimin e shtatë punëtorëve që humbën jetën vitin e kaluar në vend të punës dhe për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës për të gjithë.”, thuhet në njoftim.
“Ky mural është realizuar në kuadër të programit HumanRightivism, pjesë e projektit ‘Përtej Punësimit’, i cili zbatohet nga Qendra për Politika dhe Avokim me mbështetje nga Embassy of Sweden në Prishtinë përmes Community Development Fund – CDF. Për realizimin e muralit është siguruar mbështetje shtesë nga Friedrich Ebert Stiftung (FES).”, thuhet tutje.