SHPALOSJA E SHTATORES SË RAMIZ CERNICËS MOMENT I MADH E HISTORIK NË JETËN TIME
Ismet Sylejmani
Ishte në nderin tim të isha i pari të kapja mbulesen e kuqe dhe të filloja shpalosjen e Shtatores së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Do të mbetet moment madhor e historik në jetën time, nisja drejt shpalosjes së Monumentit të Ideologut të Kuvendit të Kosovës Ramiz Cernica!
Zgjatjen i pari të dorës time drejt fillimit solemn të shpalosjes së Përmendores së Heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren, Gjeniut Ramiz Cernica, unë do ta ruaj si një nga çastet më kulmore të angazhimit tim në aktivitetin kombëtar dhe në luftën për liri e çlirim të nderimit të figurave të mëdha e të shquara, të cilat jo vetëm mbeten më të mëdhatë, por edhe janë simbole të frontit kundër Serbisë pushtuese!
Mbetet moment i madh e historik i jetës time, nisja drejt kapjes së aureolës së kuqe, me të cilën qëndronte e mbuluar Shtatorja e Simbolit të Bashkimit me Shqipërinë dhe shpalosja inauguruese e shtatit të derdhur në bronz të shqiptarit legjendar Ramiz Cernica, i cili në rrugë parlamentare ishte i vetmi, dhe mbetet i pari, që e filloi kundërshtimin e aneksimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Nuk me doj se është e tepërt, nëse e them se dora ime ishte njëra nga ato duar që e ka nderuar atë moment të rrëmbimit triumfatore pelerinën e kuqe në fund të këmbëve të Kolosit të Kuvendit të Prizrenit Ramiz Cernica, sepse me atë dorë kam shkruar dhjetra dhe qindra, thirrje, komunikata, ftesa, informata, njoftime, artikuj e fjalime të LPK-së, të ZOK-ut të UÇK-së, të Zonës së 6-të të TMK-së, të Klubit Politik” Afrim Zhitia” dhe dokumente e analiza me vlerë politike kombëtare të tjera personale!
Lavdi Ideologut të Kuvendit të Prizrenit, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica??
Prishtinë, 5 Dhjetor 2023!