Shpati Zekaj rrëmben medaljen e argjendtë në European Judo
02 maj 2021
| 18:53
Xhudisti i Kosovës, Shpati Zekaj ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në European Judo në Zagreb.
Xhudisti ynë u mund në finale nga ukrainasin Anton Savytskiy, në një duel mjaft interesant.
Kujtojmë së Zekaj arriti të mposht në raundin e parë çekun Matej Silvester dhe në raundin e dytë zviceranin Daniel Eich.
Në çerekfinale, kosovari kaloi pa luftë, pasi hungarezi Zsombor Veg u diskualifikua. Në gjysmëfinale, Shpati mposhti kroatin, Marko Kumriq.
Ndërkaq, dje Laura Fazliu fitoj medaljen e bronztë në këtë eveniment të madh të xhudos.