Shpejtësia e dritës dhe errësirës brenda sferave
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (15)
Ashtu sikur është cekur në botimet (Krasniqi, 2019), se drita dhe errësira nuk lëvizin me shpejtësi konstante, kësaj shpejtësie sferat e trupave qiellorë u japin edhe një shpjegim më të qartë. Duke u bazuar në këto të dhëna themi se rrezet e diellit në formë drite shpërndahen brenda sferës së diellit me shpejtësi të ndryshme. Shpejtësia e dritës zvogëlohet në hyrje të sferave të trupave qiellorë, ngjashëm ndodhë edhe me shpejtësinë e dritës që buron nga dielli dhe vije në drejtim të sferave të fushave vepruese të tokës, sepse fusha antimagnetike e tokës e cila është prezentë në të gjitha sferat e pengon këtë. Madje këto sfera e bëjnë edhe lakimin e dritës varësisht nga këndi që bien.
Ne kemi fat që toka si trup qiellorë, ka para vetës në drejtim të diellit merkurin dhe Venerën, dy trupa qiellorë që nuk posedojnë sferat e fushave ashtu sikur posedon toka, përndryshe po sikur këto planetë të posedonin sfera, në tokë jeta do ishte e pa mundshme, sepse në momentin kur këta trupa me sferat e tyre, të jenë në mes tokës dhe diellit do të kishte rënie ekstreme të temperaturës në tokë.
Një rënie e temperaturës vërehet edhe te planeti i marsit për shkak se sfera e tokës e cila ka një rreze shumë të madhe kur ndodhet para marsit ndikon në temperaturën e marsit. Por njëkohësisht sferat e fushave e mbrojnë edhe planetin tonë nga zërat e ndryshëm që mund të vijnë nga sistemi ynë diellorë apo jashtë tij.
Në këtë mënyrë shpejtësia e dritës dhe errësirës ndryshojnë nga një sferë në tjetrën. Në secilin rast kur kalohet nëpër sfera shpejtësia e dritës dhe errësirës zbret.
Si shembull të thjeshtë themi se rrezet e diellit që burojnë nga dielli lëvizin me shpejtësi (V1) deri te sfera e tokës. Shiko figurën 26. Në këtë rast drita lakohet dhe shpejtësia e dritës zbret në (V2), pastaj drita me këtë shpejtësi kalon nëpër sferën e tokës, kurse në dalje të sferës prapë bie shpejtësia e dritës në (V3).
Rigjenerimi i cikloneve dhe tornadove
Rigjenerimi edhe pse është një ndër pikat më të ndjeshme të shkencës, dhe e panjohshme për këtë të fundit, prapë se prapë mos njohja e fenomenit të rigjenerimit paraqet një ndër pengesat kryesore për përparimin e shkencës. Prandaj, tërësisht ngjashëm edhe elementet (aX), (aY), (aZ) dhe (aΩ) gjatë ndryshimit të nivelit energjetik shndërrohen në vetë regjenerator të mikro elementeve (aX)’, (aY)’, (aZ)’ dhe (aΩ)’. Prandaj, elementet (aX), (aY), (aZ) dhe mikroelementet (aX)’, (aY)’,(aZ)’, kanë AND dhe nivele të ndryshme energjetike. Si dhe varësisht nga niveli energjetik dhe sasia e tyre janë formuar ciklonet dhe tornadot sikur te mikrotrupat ashtu edhe te makrotrupat. Prandaj, një rritje e pakujdesshme artificiale e këtyre niveleve energjetike të këtyre elementeve, qoftë edhe aksidentale shkakton probleme të pavërejtshme në fillim dhe të pa shërueshme në vazhdim, ashtu sikur i kemi përpara vetes, ne i mbyllim sytë e bëhemi sikur nuk e dimë, apo e dimë dhe e bëjmë pa marrë parasysh se ai çmim herë kudo do jetë i shtrenjtë për gjeneratat e ardhshme tërësisht të pafalshme.
Ngjashmëria në mes mikrobotës dhe makrobotës
Transformimi i fushës magnetike në fushën magnetike simetrike, është një argument i natyrës se edhe te atomet, përkatësisht te protonet dhe elektronet nuk kemi të bëjmë me një fushë elektrostatike, por kemi të bëjmë me një fushë elektrostatike simetrike, e cila fushë e ndryshon të kuptuarit e strukturës së brendshme të grimcave, duke ju dhanë kuptim të njëjtë me trupat qiellorë. Burimi i fushës magnetike simetrike përmes rigjenerimit të protoneve, elektroneve dhe neutroneve, tregonte saktë se mikrogrimcat që burojnë nga polet magnetike nuk kthehen asnjëherë në brendi të magnetit, dhe ky mos rikthim i grimcave në brendi të magneteve ishte shkaktari kryesorë i formimit të sferave të fushave të ndryshme rreth një trupi qiellorë. Në këtë mënyrë tërësisht të ngjashme sikur te trupat qiellorë, ashtu edhe te protonet dhe elektronet përmes ndikimin e tornados elektrostatike ndërrohet niveli energjetik i kuarkeve në brendi të tornados.
Në këtë rast kuarket pozitive dhe negative shndërrohen në vetërigjenerator të mikrokuarkeve pozitive dhe negative.
Gjithashtu këto mikrokuarke që kanë nivel energjetik më të voglës se vetë kuarket, pasi të burojnë nga polet e tornados elektrostatike asnjëherë nuk rikthehen në brendësi të protonit dhe elektronit. Dhe ky mos rikthim i këtyre mikrokuarkeve në brendi të protoneve dhe elektroneve është shkaktari kryesorë i formimit të sferave të fushave të ndryshme rreth këtyre protoneve elektroneve, sfera të ngjashme sikur te trupat qiellorë. Në këtë mënyrë arrihet te përfundimi se sikur te makrotrupat rreth të cilit rrotullohet të paktën një trup qiellorë, ashtu edhe te mikrotrupat rreth të cilit rrotullohet të paktën një mikrotrup formohen nga pesë sfera që veprojnë fusha të ndryshme. Këto sfera sikur te makrotrupat ashtu edhe te mikrotrupat janë elastike, dhe të mbushura me mikrogrimca te makrotrupat, dhe mikrokuarke te mikrotrupat si dhe kanë ADN të ndryshme, që sot njohën sikur energji e zezë. Nga kjo vijmë në përfundimin se stabilitetin në mes makrotrupave dhe mikrotrupave e mbajnë pikërisht këto sfera të fushave të ndryshme.
Prandaj pa marrë parasysh energjinë e zezë ashtu sikur e njeh shkenca sot, e gjejmë në brendësi të sferave sikur te makrotrupat ashtu edhe te mikrotrupat.
Kurse kjo energji nuk është asgjë tjetër përpos mikrogrimca të vetërigjeneruara te makrotrupat dhe mikrokuarke te vetërigjeneruar te mikrotrupat. Pa marrë parasysh se sa është madhësia e makrotrupave dhe mikrotrupave, këto sfera formojnë një kufij të sigurt dhe elastik në mes këtyre dy apo më shumë trupave.
Sferat e fushave vepruese te protonet
Ashtu sikur është cekur më lartë se nën ndikimin e tornados elektrostatike e ndryshojnë nivelin energjetik të kuarkeve (2/3 u), (2/3u) dhe (-1/3 d), të cilat shndërrohen në vetërigjenerator të mikrokuarkeve (2/3 u)’, (2/3u)’ dhe (-1/3 d)’. Kurse një vetërigjenerim i natyrës së njëjtë pasi ndodhë edhe të elementet (aX), (aY) dhe (aZ) te tornadoja dhe cikloni i protonit. Në këtë mënyrë duke u bazuar në natyrën tonë, në proceset natyrore te makrotrupat, sidomos në rrotullimin e tokës rreth diellit, ashtu edhe te mikrotrupat, me ç’rast elektronet rrotullohen rreth bërthamës së atomit, atëherë tërësisht ngjashëm edhe te protonet për shkak të vetërigjenerimeve formohen nga pesë sfera që veprojnë fusha të ndryshme. Shiko figurën 27. 1.
Sfera e parë e fushës elektrostatike simetrike sekondare (+fes p) dhe 2. Sfera e dytë e fushës elektrostatike silmtrike primare (+fep p) 3. Sfera e tretë e fushës antielektrostatike simetrike (- fae p) 4. Sfera e katërt e fushës tërheqëse e ciklonit (+ftc) 5. Sfera e pestë e fushës tërheqëse e tornados elektromagnetike
(+ftt). (VIJON)