![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/coca-cola.png)
Shpejtësia e madhe, rrotullohet kamioni me “Coca Cola” në Prishtinë
22 dhjetor 2021
| 12:02
Një kamion është rrotulluar në Prishtinë si pasojë e shpejtësisë. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihen disa arka me shishe të rrëzuara në rrugë.
Sipas informacioneve në rrjetet sociale, kamioni ka qenë i ngarkuar me arka me shishe të qelqit të markës “Coca Cola”.
Qytetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë filluar mbledhjen e shisheve dhe arkave, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është parë ende Policia e Kosovës.