Shpejtim Bajoku mposhtet në meçin e parë
15 mars 2020
| 14:25
Boksieri kosovar Shpejtim Bajoku është mposhtur në luftën e parë të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që po mbahet në Londër.
Bajoku, që garon në kategori deri 63 kilogramë, pësoi me ndërprerje në raundin e tretë nga boksieri me shtetësi daneze Nikolai Terteryan. Këndi i Bajokut hodhi peshqirin rreth një minutë pa mbaruar raundi. Të shtunën u eliminua në meç të parë edhe Besart Pireva, ndërsa Donjeta Sadiku ka kaluar sfidën e parë.