Shpejtim Bulliqi infektohet me Covid-19

29 korrik 2020 | 13:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19.

Bulliqi ka thënë se do të vetizolohet duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë, Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për Covid-19, kam rezultuar pozitiv. Ju njoftoj se do të jem në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetësore e kam stabile. Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat!”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e vët në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blendi Memaj i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e…