Shpejtim Bulliqi kandidon edhe për një mandat në Podujevë

14 gusht 2021 | 22:48

Lëvizja Vetëvendosje do të garoj me Shpejtim Bulliqin edhe për një mandat në komunën e Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje-Qendra në Podujevë.

“Të dashur qytetarë të Besianës, aktivistë e simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sot në Qendrën tonë e kaluam një proces të rëndësishëm lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Demokracia e brendshme është vlerë e organizatës sonë, e përmes saj, sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua për kandidatin për kryetar të Komunës së Besianës. Me shumicë votash, kandidati për kryetar të Komunës së Besianës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë, Prof.dr Shpejtim Bulliqi, për një mandat të dytë në udhëheqjen e Komunës. Profesor Bulliqi, është lindur në shtator të vitit 1968, në fshatin Llugë, Besianë. Ka përfunduar studimet themelore, ato të magjistraturës dhe doktoratës në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës. Lëvizja VETËVENDOSJE! është mundësia e vetme për ta bërë ndryshimin. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Bulliqi kundërkandidat do ta ketë Ekrem Hysenin nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës nuk është bërë ende i ditur kandidati/ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka komentuar rikandidimin…