Shpejtim Bulliqi sot merr detyrën e Kryetarit të Podujevës
07 dhjetor 2020
| 08:06
Kuvendi Komunal i Podujevës këtë të hënë do të mbajë seancë solemne.
Aty do ta marrë detyrën kryetari i ri i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili do ta bëjë betimin bashkë me kabinetin e tij.
Bulliqi është zgjedhur kryetar i kësaj komune me 51.9 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor.