Shpend Ahmeti: 119 për qeverisje me vendosmëri dhe përkushtim
19 shtator 2019
| 13:45
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherësh kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Shpend Ahmeti, ka thënë se numri 119 është për 100 për qind shtet me dinjitet, është për shoqëri me solidaritet dhe për qeverisje me vendosmëri e përkushtim.
“119 për 100% shtet me dinjitet, shoqëri me solidaritet dhe qeverisje me vendosmëri dhe përkushtim. 119 për 100% Kosovë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/