Shpend Ahmeti del me një njoftim të rëndësishëm, pasi mushkonjat vërshojnë Prishtinën

25 gusht 2020 | 19:46

Qytetarët e Prishtinës me rrethinë janë në hall të madh nga mushkonjat.

Vërshimi i mushkonjave në kryeqytetin kosovar e ka nxitur edhe reagimin e kryetarit Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se do të ketë dezinsektim shtesë në Prishtinë.

“Këto ditë jemi ballafaquar me një vërshim të mushkonjave që kane ardh me valçn e nxehtë të ajrit në gjithë regjionin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Prej nesër, e Mërkurë, 26 gusht fillon faza shtesë e dezinsektimit hapsinor në Prishtinë. Çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin!”, ka bërë të ditur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 52 vjeçare, ka vdekur sot gazetari i njohur…