Shpend Ahmeti: Deri më 15 janar e procedojmë draftligjin në Qeveri
19 dhjetor 2018
| 15:57
Ka përfunduar mbledhja e parë e delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë.
Pas kësaj mbledhje në një konferencë për media janë paraqitur Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.
Shpend Ahmeti, i cili është bashkëkryesues i delegonit të Kosovës së bashku me Fatmir Limajn, ka shpalosur detaje të tjera rreth organizimit të punës.
“U dakorduam që një herë unë dhe një herë Limaj t’i kryesojmë takimet. U darkoduam që deri më 15 janar ta procedojmë draftligjin në Qeverinë e Kosovës. Brenda 30 ditësh delegacioni duhet të përfaqësojë dialogun me Serbinë. Pesë anëtarë do të punojnë në platformë”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se kryesorja për ekipin negociator është procedimi i draftligjit.