Shpend Ahmeti emëron pesë drejtorë

26 dhjetor 2017 | 11:26

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë emërimin e pesë drejtorëve dhe shefit të kabinetit.

Të gjithë emrat e drejtorëve të emëruar janë persona që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar dhe të gjithë vinë nga kampi i Shpend Ahmetit, derisa drejtorët e partnerëve të koalicionit nuk janë emëruar ende. Në mesin këtyre emrave mungon vetëm ai i drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi.

Këta janë emrat e drejtorëve të emëruar: Muhedin Nushi, drejtor i Administratës, Nora Kelmendi, drejtoresh e Kadastrës, Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ardian Olluri, drejtor për Urbanizëm dhe Genc Bashota, drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

Dihet që disa drejtori janë ndarë edhe për partneret e koalicionit AKR-AAK, por që emrat e drejtorive për ta ende nuk janë zyrtarizuar. Diellza Kelmendi e cila ka qene në protokoll, është emëruar shefe e kabinetit. (lajmi.net)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini Seancat gjyqësore janë çështje edukimi dhe problem…