Shpend Ahmeti flet për dorëheqjet e fundit në Vetëvendosje
09 janar 2018
| 13:51
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përderisa ka komentuar dorëheqjet e fundit në Vetëvendosje, ka deklaruar se është e drejtë e secilit të vendosë se a do të jetë në pozita kryesuese.
Ahmeti ka theksuar se personat që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse në parti, ende janë anëtar dhe aktivistë të Vetëvendosjes.
Ai ka vlerësuar se zhvillimet e fundit në LV nuk i përngjajnë normales dhe se lidhur me këto po diskutohet dhe do të diskutohet brenda organeve të partisë, raporton “Klan Kosova”.
“Nuk është bash normale ajo çka po ndodh me Vetëvendosjen, mirëpo mbetet e secilit të vendosë se a do të jetë pjesë e pozitave udhëheqëse brenda partisë”, është shprehur Ahmeti.