Shpend Ahmeti: Të gjitha rrugët në komunën e Prishtinës janë të kalueshme
20 janar 2018
| 15:21
Në Kosovës po vazhdon të ketë reshje të pandërprera të borës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se përkundër reshjeve të borës gjitha rrugët në Komunën e Prishtinës janë të kalueshme.
Ai ka thënë se të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.
Shkrimi i plotë i tij në Facebook:
Pavarësisht reshjeve të borës, deri tash nuk ka probleme në asnjë fshat dhe asnjë lagje të komunës sonë.
Të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.
080012233 dhe 080012244 janë numrat e Qendrës së Thirrjeve të Komunës, që funksionojnë 24/7, për t’iu përgjigjur çfarëdo emergjence.