Shpend Ahmeti i përgjigjet Mustafës: Marrëzi antiakademike!
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Isa Mustafa sot ka deklaruar se ka humbur besimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila njëzëri ka vendosur kundër kërkesës së paarsyeshme të LDK-së për zgjedhjet në Prishtinë.
Ky reagim i Ahmeti erdhi pasi Mustafa tha se të shtunën, Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi Shpend Ametin.
“Po ashtu akademiku i nderuar paska mashtruar opinionin duke thënë se pas Kuvendit të shtunën, Gjykata ka vendosur sot kundër Abrashit.
Ne e dijmë që Isa Mustafa plot një vit ju ka thënë simpatizantëve se Gjykata do të na “rrëzojë “, por më 23 janar asaj gënjeshtre i ka ardh fundi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
“1. Po e bashkangjes deklarimin e Isa Mustafës.
2. Po e bashkangjes edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku në vendim thuhet se Gjykata NJËZËRI ka marrë vendim më 23 janar.
3. Interesant qysh në “meselen” metaforike Isa Mustafa i referohet komunës si pronë, sigurisht e LDKsë.
4. Krejt në fund, sot Gjykata ka publikuar edhe vendimin e Istogut në favor të Haki Rugoves (LDK) e kundër Gani Dreshaj (AAK). Sigurisht për institucionalistin Mustafa ky vendim është i drejtë, por në rastin e Prishtinës është shitje e KREJT gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Marrëzi antiakademike'”, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/804297165/posts/10158192916757166/