Shpend Ahmeti ia dhuron Përparim Ramës një tastierë
07 dhjetor 2021
| 11:43
Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama sot zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të kryeqytetit.
Në momentin e dorëzimit zyrtar të detyrës së kryetarit të Prishtinës, ajo që ra në sy ishte një dhuratë që Shpend Ahmeti ia bëri Përparim Ramës.
Ai i dha kryetarit të ri të Prishtinës një tastaturë pa shkronjat “P” dhe “R”.
“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, ka thënë Shpend Ahmeti, duke qeshur.
Ndërsa, kryetari i Përparim Rama ka thënë se me këto dy shkronja shkruhet emri i kryeqytetit.