Shpend Ahmeti: Jemi pretendentë për t’i fituar zgjedhjet e 6 tetorit
30 gusht 2019
| 22:47
Shpend Ahmeti ka thënë se Partia Social Demokrate (PSD) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tashmë të parat kanë dorëzuar koalicionin në KQZ duke shmangur çfarëdo spekulimi për diskutime të minutave të fundit.
Ai ka thënë se koalicioni PSD dhe AAK është pretendentë për të fituar zgjedhjet e 6 tetorit.
“Atë që e kemi thënë që në ditën e parë kur e bëmë koalicionin sot e formalizuam. Nuk ka negociata të fshehta e nuk ka luftë për karrigë. Jemi pretendentë për të fituar zgjedhjet e 6 tetorit. Drejt mbrojtes së shtetit të Kosovës me guxim përkushtim e dije. Drejt politikave zhvillimore me mbrojte sociale. Drejt mirëqenies e solidaritetit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/