Shpend Ahmeti: Kemi vendosur stickers për të shënuar distancën e nevojshme
02 prill 2020
| 18:35
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se janë duke vendosur shenja në vendet ku është e nevojshme të ruhet distanca.
“Një gjë e vogël. Sot kemi shtypur këto stickers që vendosen në tokë për të shënuar distancën e nevojshme në vende ku ka radha për të blerë sende”.
“E filluam me komunë dhe do të dërgojmë në markete, barnatore e pika tjera ku ka nevojë. Ruajeni distancën”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/