Shpend Ahmeti kujton porosinë që ia kishte dhënë i ndjeri Milan Bandić, që të punoj veç për të varfërit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përkujtuar kryetarin e Zagrebit, Milan Bandićin, i cili pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë.
Ahmeti e kujton Bandićin si një mik të madh të shqiptarëve, të Kosovës dhe të tijin.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Sot, papritmas ka vdekur kryetari i Zagrebit, Milan Bandić. Gati 20 vite kryetar i Zagrebit, Bandic ka qenë mik i madh i Prishtinës e po ashtu edhe mik i imi. Kryetari i parë që më ka vizituar pas marrjes së mandatit. Mik i madh i shqiptarëve në Kroaci.
Ishim në Shkup në vitin 2018 në darkë në bashkë me kryetarët e Athinës dhe Shkupit. Ishte nata e lojës në mes të Zvicres dhe Serbisë. Bandic ishte dashamir i madh i futbollit që nuk mungonte në asnjë lojë të Dinamos e Kroacisë.
Kërkoi nga unë që gjatë darkës ta shikojmë lojën në tel. Darka përfundoi para golit të Xhakes. Derisa shkuam nëpër vetura, Xhaka shënoi dhe Bandic ishte i gëzuar për mu. Duke hyrë në makinë, më tha “sigurno ce biti 2:1 za Svajvarsku samo gledaj”) sigurtë do të jetë 2:1 vec shikoje lojën.
Kur shënoi Shaqiri isha diku në kufi dukë bërtitur në makinë. Bandic në telefon “jel sam ti reko, jel sam ti reko, veceras da slavis”. A të thash, a të thash, sonte festo.
Kështu do ta mbaj mend. Në çdo takim më thoshte, sirotinju Shpend samo za sirotinju radi. Veç për të varfërit puno, veç për të varfërit.
Më falni që e zgjata por sa herë që ndihmontë shqiptarët në Zagreb më telefononte. Sa herë kam kërkuar ndihmë ka ofruar menjiherë. Dhe krejt në fund më thoshte kur ke nevojë me pushu hajde në Zagreb. Je si në shpinë tënde.
Pusho i qetë miku jonë Bandic. Ja dhe jetën qytetit të Zagrebit. Si çdokund do të lëvdërojnë e kritikojnë por me rëndësi jetën e ke dhënë për qytet.