Shpend Ahmeti, Kurtit: Çka po na duhen gjermanët me ndreq blloqe?

20 janar 2022 | 15:05

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili sot në Kuvend ka foluar për prishjet në termocentralet e KEKU-ut.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se kryeministri duhet të qartësohet mirë kur flet për këto prishje.

Sipas tij, kryeministri duhet të tregojë se çfarë lagështie e ka bërë prishjen në KEK.

 

Statusi i plotë i Ahmetit:

“…por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Edhe avulli ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtu lopatat e vjetëruara…!” Kurti në kuvend në shpjegimin pse ska rrymë

Pyetja e qytetarëve është se a je tu fol për lagështinë Absolute, Relative apo specifike të Avullit.  Në qoftë se jeni tu fol për atë absolute duhet me na tregu sa gram për metër kub ka qenë që e paska prish lopatën kështu.

Në qoftë se ka pas me qenë shtypja 120 e ka qenë 90 e e ka prish lopatën kjo i bjen që me pas qenë 120 me lagështi absolute më të lartë na duhet me qenë të lumtur se paska pas me i prish edhe dhomt e bojlerit.

Pernime e keni a?  Çka po na vyen gjermanët me ndreq blloqe?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka njoftuar se…