Shpend Ahmeti: Na pret një javë e vështirë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se na pret një javë e vështirë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka renditur prioritetet e komunës.
Mes tjerash, Ahmeti si prioritete ka listuar shpërndarjen e pakove higjienike për familjet në nevojë dhe koordinimin më të mirë institucional në lidhje me kapacitetet shëndetësore.
Postimi i plotë i tij:
Po na pret një javë e vështirë.
Prioritetet
1. #rriNshpi
2. #rriNshpi
3. #rriNshpi
4. #rriNshpi
5. #rriNshpi
6. Koordinim më i mirë institucional në lidhje me kapacitetet shëndetësore
7. Masat për familjet në nevojë (pako higjienike)
8. Masat komunale për bizneset dhe ekonominë
9. Masat qeveritare të stimulusit ekonomik
10. Vazhdimi i dezinfektimit te ndërtesave kolektive
11. Koordinimi i ndërmarrjeve publike për mirëmbajtje në qytet
12. #rriNshpi edhe njëherë
Bashkë!