Shpend Ahmeti ngushëllon familjen Kraja për vdekjen e Arzana Krajës
13 nëntor 2019
| 16:24
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emër të komunës që drejton ka ngushëlluar familjen Kraja me rastin e ndarjes nga jeta të regjisores Arzana Kraja.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Arzana Krajës, regjisores së talentuar nga Prishtina. Në emër të Komunës së Prishtinës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kraja. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/