Shpend Ahmeti paralajmëron diçka të re në Prishtinë, bashkë me Sabri Fejzullahun
20 prill 2020
| 14:29
Derisa Prishtina është futur në karantinë, shkak i pandemisë, të gjithë po mundohen ta ruajnë sa më shumë distancën dhe ta respektojnë vendimin për të qëndruar në shtëpi.
Megjithatë, në pamundësi për të shkuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, diçka e re po përgaditet në komunën e Prishtinës.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti e ka bërë këtë paralajmërim nëpërmjet publikimit të një fotografie ku shihet së bashku me këngëtarin Sabri Fejzullahu.
“Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën. Me axhen Sabri jam rrit se ka qenë shoku ma i ngushtë i babait tim”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.