Shpend Ahmeti përfshihet në debatin për Adem Jasharin
20 gusht 2018
| 08:42
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, është përfshirë në debatin rreth ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, të cilin e ka nisur opinionisti Nexhmedin Spahiu.
Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkuar se Adem Jasharin e bën të madh vepra dhe jo data e lindjes.
“E çka edhe po të kishte lindur në datë tjetër? Sa njeriu ka lindur me 28 nëntor e nuk ka bërë asgjë. Sa njeriu ka lindur në data tjera e ka bërë shumë. Datat shërbejnë për matjen e kohës. Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes. A kthehemi tash te 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu se ato janë më të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit se sa data e lindjes?”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/