Shpend Ahmeti propozon një formë kushtëzimi për vaksinimin e qytetarëve 

25 gusht 2021 | 23:41

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar një formë të mirë për detyrimin e qytetarëve të vaksinohen kundër koronavirusit

Ahmeti, përmes një postimi në “Twitter”, ka propozuar kushtëzimin e qytetarëve përmes regjistrimit të automjeteve.

“Me e rrit numrin e te vaksinuarve, duhet me e kushtëzu me regjistrim të kerrit.   Pa u vaksinu smudnesh me regjistru.  Nga përvoja kjo funksionon në Kosovë. Seriozisht, vaksinohu!”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 18,326 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747,898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250,626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Dreth në veri të Mitrovicës dyshohet për varrezë…