Shpend Ahmeti: Qëndroni është kryetari më i mirë për Kamenicën

10 tetor 2021 | 22:09

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka rikandiduar edhe për një mandat është kryetari më i mirë për Kamenicën.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qëndron Kastrati është i mirë edhe si person edhe si profesionist.

“Siç kam thënë edhe para katër viteve, pa marrë parasysh me cilën parti, dhe kundër kujt, Qendroni është kryetari ma i mirë për Kamenicën. Edhe si person edhe si profesionist. Dedikimi i tij në reformën më të madhe në arsim kur rrallë kush e përkrahte, thjeshtë i pashoq”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi më i pasur në Azi, Mukesh Ambani i është…