Shpend Ahmeti sqaron rastin me Tovërlanin: E kam mik!
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar për herë të parë pas raportimeve se Afrim Tovërlani mbrëmë e kishte kanosur me thikë.
Ai tha se nuk ka pasur asnjë ballafaqim fizik e as luftë me thika, duke shtuar se e ka mik, raporton “Epoka e re”.
Tutje, Ahmeti shtoi se nuk ndihet i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi.
Postimi i plotë:
Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.
Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.
Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit.