Shpend Ahmeti tregon pse PSD-ja nuk hyri e vetme në zgjedhje
04 shtator 2019
| 21:51
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Ahmeti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për arsyen se pse PSD-ja nuk është futur në zgjedhje e vetme për të matur forcën e saj politike.
“Ne jemi futur në koalicion të amdh për të qenë pjesë e proceseve. Në politikë jam futur për të shtyrë përpara bindjet e mija. Ideja nuk është vetëm me kalu pragun, nuk kemi nevojë me u tregu para askujt. Ideja është që të kemi një numër të deputetëve për të shtyrë përpara programin tonë”, ka thënë Ahmeti.
“Me AAK-në jemi futur në koalicion pasi kemi shanca më të mira për fitore. I respektoj maksimalisht vlerat e Ramush Haradinaj dhe luftën e tij kundër ndërrimit të territoreve”, ka thënë lideri i PSD-së.