![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/D0A6769E-11E6-40C7-92A2-42E25D6242ED.jpeg)
Shpend Ahmeti tregon se ku mund të paguhen faturat e mbeturinave
12 shkurt 2018
| 15:19
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se komuna të cilën ai e drejton ka filluar të bëjë shpërndarjen e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave.
“Pagesa e këtyre faturave mund të bëhet në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion); në të gjitha bankat komerciale (edhe në formë elektronike përmes e-banking); si dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në Facebook.