Shpend Ahmeti tregon se si erdhi deri te ndarja e Vetëvendosjes
27 shtator 2018
| 22:02
Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së në “Pressing” ka treguar se si erdhi deri te ndarja e Vetëvendosjes.
Ai ka shpjeguar takimet e zhvilluara mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes pas lirimit nga burgu të Albin Kurtit, pak para zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.
“Unë duhet të rikthehem kryetar pasi Lëvizja i ka punët keq”, citoi ai fjalët e Kurtit në mbledhje.
Me këtë thotë ai, të mos jenë pajtuar, pasi LV pas zgjedhjeve të përgjithshme kishte arritur rezultatet më të mira deri në atë kohë.
“Albini ka qenë i pari i Lëvizjes edhe pse ka qenë kryetar Visar Ymeri. Unë kam shpresu deri në momentet e fundit se mundemi me mbet bashkë. Nuk ka pasur kurrëfarë plani për largim nga Vetëvendosje”, shpjegoi Ahmeti.