Shpend Ahmeti: Vetëvendosja ka qëndrim armiqësor ndaj PSD-së
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth përplasjeve me asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal.
Sipas tij kjo po ndodh vetëm për shkak të qëndrimit armiqësor që ata e kanë me të.
“Përvoja të tilla në kuvendin komunal kam vetëm kur janë kamerat në mbledhjen e kuvendit. Opozita e përdorë për të dalë në lajme. Edhe sot e përdorën palidhje. Me theks të veçantë do të doja të flisja për ndërmarrjen publike. Dikush akuzon për kapje, a aty subjekti politik e ka një drejtor që i ka skaduar mandati”, ka thënë Ahmeti në “Info Magazine” në “Klan Kosova”.
Ahmeti që është edhe kryetar i PSD-së ka thënë se nuk është mirë që të harrohet se kush është e keqja e situatës aktuale në Kosovë.
“Ne e dimë se kush është përgjegjësi për situatën politike në Kosovë dhe nuk e kemi humbur fokusin. PDK-ja është mirë ta kalojë një mandat në opozitë. Atyre [Vetëvendosjes] ju ka bërë armik më i madh PSD-ja se PDK-ja”.
“Nuk është mirë të harrohet se kush është e keqja e Kosovës. Në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që të pengohet zhvillimi i Prishtinës dhe projektet që kemi. Nuk lejoj që dikush ta cenojë integritetin e pozitës, jo timen sepse çfarë nuk më kanë thënë. Por unë e di se kur duan të bëjnë këta [Vetëvendosje] skena dhe filma. Oferta qëndron, nëse janë të interesuar në implementimin 100 pikësh”.