Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së
Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Lajmin e ka bërë me dije përmes llogarisë së vet në “Facebook” kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Kam pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1437698883021188/?type=3&theater