
Shpenzoi mbi 100 mijë dollarë për ta mbuluar trupin me tatuazhe
Kanadezi Remy për herë të parë bëri tatuazh në vitin 2009, kurse tani i tërë trupi i tij është i mbuluar me to.
Madje nuk e fsheh që për këtë “pasion” ka ndarë shuma të majme të parave – saktësisht rreth 120 mijë dollarë.
Fillimisht vendosi ta bëjë tatuazh emrin e të birit, e pjesa tjetër sipas tij është histori. Përveç tatuazheve, i pëlqejnë edhe vathët.
Pjesë e trupit të tij që kanë mbetur të “paprekura” janë fytyra, shputat dhe shuplakat. Në pyetjen e revistës Daily Star, se cili tatuazh i ka shkaktuar më së shumti dhimbje, ai u përgjigj shkurt: “Pjesa e brendshme e kofshës, mezi e kam duruar dhimbjen”.
Edhe pse çdo ditë merr një numër të madh të komenteve negative për shkak të pamjes, atij nuk është se i bëjnë shumë përshtypje.
Përkundrazi, tha se familja dhe miqtë asnjëherë nuk e kanë kritikuar për këtë veprim.
“Komente negative kam marrë nëpër rrjete sociale. Injoroj njerëzit negativ sepse e di se ajo çfarë i pengon nuk jam unë. Kanë problemet e veta. Njerëzit që më takojnë janë kurioz”, shtoi ai.