“Shpenzoj 2 mijë euro vetëm për kremra fytyre”, Aida Shtino: Çfarë pune bën?

07 qershor 2022 | 14:14

Gazetarja Aida Shtino ka ironizuar moderatoren, Erjola Doçi pasi tha se shpenzonte 2 mijë euro në muaj vetëm për produkte të kujdesit ndaj lëkurës. Përmes një postimi në Instagram, Aida shprehet se me kaq para jetojnë 4 familje në muaj ndërsa i drejtohet se çfarë pune bën.

Reagimi i plotë:

Epo 2000 € ne muaj per kremera…

Po te isha aty ne studio do ta kisha pyetur kete vajzen : “Cfare pune beni per te jetuar?”

2000 € vetem per kremera nderkohe qe me ato leke mundet te jetojne 4 familje ne muaj….

Platoni thoshte, se nje njeri duhet te mari te ardhura aq sa i duhet per te jetuar , tepricat duhet ti dhuroje, perndryshe demtohet menderisht dhe shpirterisht dhe bie pre e kotesise dhe vesit, si dhe e botes materiale dhe haron shpirteroren. Prandaj miq tere ata e ato qe dalin neper media , e neper rrjete sociale , fb, insta e Tik Tok dhe reklamojne canta, bluza, jete lluksi mos i kini zili, sepse jane shpirterisht me te varfer, se ata qe jane te varfer materialisht. Kur shpirti eshte mbosh “ato/ata” te shkrete mendojne se do ta mbushin me gjera materiale….harrojeni , nuk mbushet kurre shpirti me materie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ballkani i hapur” është një projekt i jashtëzakonshëm. Kështu ka…