Shpenzon 220 mijë dollarë për të jetuar në një avion
18 maj 2018
| 10:58
68-vjeçari Bruce Campbell, i pamartuar dhe në pension, e ka kthyer në shtëpi një avion të prodhuar nga Boeingu, i cili mund t’i bartë 149 deri në 180 persona në bord.
Ish-inxhinieri i avionëve e ka zhvendosur Boeingun nga Greqia në tokën e tij prej 10 hektarësh jashtë Portlandit në Oregon. Për këtë iu desh të shpenzojë 220 mijë dollarë.