
Shpërbëhet grupi “Fifth Harmony”
21 mars 2018
| 10:33
Pas largimit të Camilla Cabellos, grupi “Fifth Harmony” nuk do të ekzistojë më, pasi edhe vajzat e tjera të grupit Ally Brooke, Normani, Dinah Jane dhe Lauren Jauregui, kanë njoftuar se do të largohen nga muzika deri kur të rikthehen në industri solo.
Vajzat u bënë bashkë në vitin 2012 në “X Factor”, kur producenti Simon Cowell dha idenë që të pesë vajzat të formonin një grup.