Shpërblehen Erza Muminoviq dhe Driton Kuka
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë të martën shpërblimet shtetërore të Republikës së Kosovës për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin Driton Kuka, për Medaljen e Artë të fituar në Kampionatin Evropian U18 të Xhudos në Sarajevë.
Xhudistja Muminoviq ka marrë shpërblim prej 5 mijë eurove, ndërkaq trajneri Kuka 2 mijë e 500 euro.
“Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim ashtu si deri më sot. Këto shpërblime që po i merrni janë meritë e juaja, e punës tuaj të suksesshme. Presim edhe rezultate tjera, si nga Erza ashtu edhe nga sportistët tjerë”, ka thënë ministri Kujtim Gashi, i cili shprehu falënderim edhe për trajnerin Driton Kuka për punën e tij të palodhshme dhe të frytshme si trajner.
Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq dhe trajneri Driton Kuka falënderuan ministrin Gashi për shpërblimet e dhëna.
Erza Muminoviq është e vetmja xhudiste e kualifikuar që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Argjentinë.
/Epoka e re/