Shpërblehen më të mirët e olimpiadës së gjuhës angleze dhe të kimisë

28 mars 2018 | 18:03

Në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan është mbajtur finalja e Olimpiadës së Gjuhës angleze dhe të Kimisë, e nënta më radhë.

Edhe këtë vit nuk ka munguar interesimi për pjesëmarrje.

Në Gjuhën angleze ishin 2020 nxënës, ndërsa në lëndën e Kimisë 1 580 nxënës, nga gjithsej 538 shkolla të Kosovës.

Faza e parë e këtyre garave është mbajtur në gjysmëvjetorin e parë, ndërsa më 24 mars, të shtunën, u mbajtën garat finale në lëndët e gjuhës angleze dhe të kimisë.

Në bazë të statistikave të bëra nga Kolegji “Mehmet Akif” në garën e Gjuhës angleze tri shkollat me mesataret më të larta kanë dalë: SHFMU “Faik Konica” Prishtinë, SHFMU “Dardania” Prishtinë, SHFMU “Nazim Gafurri” Prishtinë, kurse në garën e kimisë, shkollat me mesataret më të larta kanë dalë: SHFMU “Skënderbeu” Gjilan, SHFMU “Abedin Rexha-Sandokani” Skenderaj dhe SHFMU “Hasan Prishtina” Prishtinë.

Sa i përket mesatares së suksesit të komunave për gjuhë angleze radhitja është: Prishtinë, Deçan dhe Fushë-Kosovë, ndërsa për kimi: Kamenicë, Istog dhe Deçan.

Fituesit e Olimpiadës së  IX-të

Nga lënda e gjuhës angleze klasat e VIII-ta:

Vendi i parë: 

Edi Tahiri SHFMU “Bedri Gjinaj” Mitrovicë

Vendi i dytë:

Lisa Beqa SHFMU “Ismail Qemali” Prishtinë

Vendi i tretë:

Rita Devolli     SHFMU “Lidhja e Prizrenit” Pejë

Për klasat e IX-ta:

Vendi i parë: 

Era Hyseni      SHFMU “Lidhja e Prizrenit” Pejë

Vendi i dytë:

Melos Gllareva SHFMU “Ahmet Delija” Skenderaj

Vendi i tretë:

Kaina Mehmeti SHFMU “Selami Hallaqi” Gjilan

Nga lënda e kimisë klasat e VIII-ta:

Vendi i parë: 

Lerida Elezaj SHFMU “Hasan Prishtina” Prishtinë

Vendi i dytë:

Viol Guda SHFMU “Selami Hallaqi” Gjilan

Vendi i tretë:

Dafina Jashari SHFMU “Sadullah Brestovci” Gjilan

Klasat e IX-ta:

Vendi i parë: 

Leonita Raka SHFMU “Emin Duraku” Kaçanik

Vendi i dytë:

Malsor Abdyli SHFMU “Nazim Hikmet” Gjilan

Vendi i tretë:

Mendar Thaçi SHFMU  “Zenel Hajdini” Prizren

“Olimpiadat organizohen për motivimin e nxënësve për të mësuar. Mendojmë se përcaktimi i një caku ua lehtëson dhe i nxit më tepër nxënësit për mësim. Arritja deri në finale është sukses. Kështu që të gjithë nxënësit sot këtu  janë fitues. I urojmë të gjithë pjesëmarrësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur realizimin e këtyre garave” ka thënë përfaqësuesi i Qendrës Arsimore Gulistan, Bujar Muzhaqi në fjalimin e tij të rastit.

Ne ceremoni të pranishëm ishin edhe drejtorët e arsimit të të gjitha komunave fituese.

Nxënësit që i morën vendet e para në  gjuhën angleze dhe të kimisë u shpërblyen me bursa për shkollim.

Ndërsa mësimdhënësve të këtyre lëndëve dhe drejtorëve të shkollave që i morën tri vendet e para iu dha pllakate, certifikatë dhe shpërblim në të holla në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe suksesin e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,…