Shpërndahen 40 makina për mbjelljen e grurit për fermerët malishevas
Të mërkurën është bërë shpërndarja e 40 makinave për mbjelljen e grurit, për bujqit të Komunës së Malishevës.
Shpërndarjen e këtyre makinave për bujq, e kanë vëzhguar nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, duke i përgëzuar buqit përfitues ka theksuar se qëllimi i komunës është rritja e kapaciteteve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit. “Bujqësinë e konsiderojmë fushën më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë takimit me bujqit përfitues.
Ndërsa drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, ka thënë se në vazhdimësi janë duke u munduar që brenda mundësive buxhetore t’i përkrahim bujqit, në të gjitha format e mundshme me qëllim të zhvillimit sa më të madh të bujqësisë, ku Malisheva njihet si trevë bujqësore.
Ky projekt shumë i rëndësishëm për fermerët e Komunës së Malishevës, është konkretizuar nga buxheti i Komunës së Malishevës si edhe me participimin e fermerëve.
/Epoka e re/