Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet në nevojë
Organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Podujevës.
Ky doancion buron pas marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me përfaqësues të Organizatës “Qatar Charity”.
Bulliqi ka thënë se ndihet i lumtur që në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po arrijnë të ndihmojnë familjet me gjendje jo të mirë ekonomike.
Kryetari Bulliqi me këtë rast ka falënderuar organizatën për donacionin e dhuruar si dhe mirëpret të gjithë donatorët që kontribuojnë që në këtë muaj të madhërishëm që sofrat e këtyre familjeve të jenë plot.
Vlera e projektit është mbi 21 mijë euro, ndërsa për zbatimin e projektit sipas memorandumit të nënshkruar u përkujdes Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS).