Shpërndahen 60 motokultivatorë për fermerët prizrenas
05 shtator 2018
| 15:03
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se kanë bërë shpërndarjen e 60 motokultivatorëve për fermerët përfitues të kësaj komune.
“Me anë të subvencioneve të shumta bujqësore, po mundohemi që vazhdimisht t’i rrisim kapacitetet prodhuese të bujqve të komunës sonë. Kështu sot, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, kemi bërë shpërndarjen e 60 motokultivatorëve për fermerët përfitues. Për këta fermerë nuk është e mjaftueshme vetëm shtimi i prodhimit, por edhe krijimi i lehtësirave që këto prodhime të arrijnë deri te konsumatori, qoftë vendor apo ndërkombëtar. Toka duhet të punohet sa më shumë”, ka deklaruar Haskuka.