Shpërndahen 74 motokultivatorë për fermerët përfitues në Kamenicë
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kamenicë ka bërë shpërndarjen e 74 motokultivatorëve për fermerët përfitues.
I pranishëm ishte edhe kryetari Kadri Rahimaj i cili së bashku me drejtorin Shpend Morina uruan fermerët përfitues.
I pari i komunës ka thënë se janë duke u munduar që të lehtësojnë punën e fermerëve duke shpërndarë mjete të tilla.
Edhe drejtori Morina theksoi se fermerët e sektorëve, kryesisht perimtari dhe pemtari tani do ta kenë më të lehtë t’i kultivojnë këto kultura.
Ndryshe këta fermerë përfitues ku një ndër ta është edhe nga komuniteti serb, kanë përfituar këto mjete nga marrëveshja ndërmjet Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me shoqatën ‘Islamic Releif Kosova’, marrëveshje kjo e cila ka vlerën 128.804,35 euro.