Shpërndahen 8 400 maska për personelin shëndetësor në Prishtinë
28 gusht 2020
| 12:19
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se 8 400 maska kirurgjikale për mbrojtje kundër Covid19 janë shpërndarë për personelin shëndetësor të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
“Falënderojmë LDS Charities për donacionin prej 24 000 maskave mbrojtëse dhe mbështetjen e vazhdueshme për Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)