
Shpërndahen 83 pajisje të ndryshme bujqësore për fermerët llapjanë
13 tetor 2022
| 16:25
Sot është faza e tretë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësor për 83 fermerë llapjanë nga projekti “Përkrahje me mekanizëm bujqësor”.
Pajisjet të cilat janë ndarë sot janë: 37 shpërndarëse plehu, 36 makina mjelëse dhe 10 laktofrizë me kapacitet prej 300 litra.
Në ceremoninë e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor ishin të pranishëm nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të cilët i uruan fermerët përfitues.
“Si qeverisje komunale jemi shumë të përkushtuar për ta mbështetur sektorin e bujqësisë, duke qenë edhe të vetëdijshëm se ky sektor ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirëson mirëqenien e qytetarëve”, ka theksuar nënkryetarja Lahu.